Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Jazhincë të Shtërpcës, shkruan Enigma.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal.
Tutje, ai shtoi se me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.
“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar .Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”, ka thënë Veseli.