Të shtëna me armë në Prishtinë, policia gjen armatim

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia gjen armatim

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.

Po ashtu u njoftua se me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë  ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar teksa tjetri është në arrati.

“Koliq, Prishtinë 25.11.2024-21:00. Është raportuar për të shtëna me arme zjarri në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë  ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar  gjendet në arrati “, thuhet në njoftim.

Related Articles