FSK shënon “Ditën e Forcës”, parashihen aktivitete me qytetarë

FSK shënon “Ditën e Forcës”, parashihen aktivitete me qytetarë

Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të shënoj “Ditën e Forcës”.

Për nderë të kësaj dite, në kazermat e FSK-së, qytetarët do të mund të shohin nga afër demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aktivitetet do të nisin nga ora 10:00 dhe do të zgjasin deri në orën 14:00.

Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes njofton se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00.

Me rastin e Ditës së Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.

Në urimin e tij, Jashari shpreh respekt dhe mirënjohje të sinqertë për të gjithë pjesëtarët e FSK-së për kontributin dhe angazhimin e pakursyer që janë duke e dhënë.

“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë.Angazhimi i juaj meriton falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme, pasi vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta. Faleminderit të gjithëve për shërbimin ndaj atdheut dhe punën e palodhshme që jeni duke e bërë për ngritjen dhe avancimin e FSK-së”, thuhet në urim. /Gazeta Enigma

Related Articles