I burgosuri 20-vjeçar dhunohet seksualisht nga dy të burgosur në Burgun e Dubravës

I burgosuri 20-vjeçar dhunohet seksualisht nga dy të burgosur në Burgun e Dubravës

Raportohet se në Burgun e Dubravës një 20-vjeçar ështè dhunuar seksualisht nga dy të burgosur të tjerë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas burimeve të Sinjalit viktima është një i burgosur 20-vjeçar dhe e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në dhomën ku ai ishte caktuar me dy të burgosur të tjerë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e të burgosurit (emër i njohur për redaksinë), dy të burgosurit e kanë dhunuar në orët e mbrëmjes, pasi ishte mbyllur dera e dhomë – periudhë kjo që e kanë shfrytëzuar për të abuzuar seksualisht me të.

Pasi Policia është vënë në dijeni, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën, i cili ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar dhe më pas i njëjti është dërguar për ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Lidhur me rastin, deri më tash nuk është intervistuar asnjë i burgosur si i dyshuar, ndonëse viktima ka përmendur dy emra (emra të njohur për redaksinë), që pritet të konfirmohen tutje.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’ dhe do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Gazeta “Enigma” do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Related Articles