Policia jep detaje për sulmin në Zveçan

Policia jep detaje për sulmin në Zveçan

Një sulm me granatë dore ka dëmtuar objektin e Komunës së Zveçanit dhe katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nuk ka të lënduar ga ky sulm.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”.

“Nuk ka të lënduar apo të dyshimt, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit. Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, thuhet tutje në konfirmim.

Related Articles