Shefi i ri i KE-së: Zgjerimi i BE-së me Kosovën, mjet i fuqishëm për paqe

Shefi i ri i KE-së: Zgjerimi i BE-së me Kosovën, mjet i fuqishëm për paqe

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, këtë të premte e mori detyrën e presidentit të Këshillit Evropian, të cilën pozitë do ta mbajë për pesë vjet.

Në fjalimin e pranim-dorëzimit të kësaj detyre që Costa e mori nga Charles Michel, politikani portugez tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët lindor siç i quajti ai, është mjet i fuqishëm për paqe, siguri e përparim si dhe një imperativ gjeopolitik.

Costa, shtoi se sikur BE-ja, ashtu edhe vendet aspirante për t’u anëtarësuar në bllok, duhet të punojnë më shumë dhe më shpejt.

Ndryshe  më 3 dhjetor, presidenti i ri i Këshillit Evropian, i ka ftuar në takim liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të një vizite tjetër e cila është konfirmuar shumë më herët nuk do të jetë të martën në Bruksel, por ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në kryeqytetin evropian një ditë më vonë pra, më 4 dhjetor, ku do të zhvillojë takime me presidentin Costa dhe me liderë tjerë të BE-së.

Related Articles