Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia po vazhdon hetimet

Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia po vazhdon hetimet

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se lidhur me sulmet në Zveçan dhe Ibër Lepenc, policia po vazhdon hetimet intensive për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Ai theksoi se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, pas sulmeve të fundit me granata ndaj stacionit policor dhe Komunës, si dhe sulmit kriminal terrorist të ndodhur në veri të vendit, gjegjësisht te kanali i Ibër Lepencit, ka vazhduar me hetime intensive drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”.

“Si rezultat i kësaj, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, sot në veri të vendit është duke u realizuar një operacion policor i cili përfshinë disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, tha tutje Kelani./GazetaEnigma/

Related Articles