Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka paralajmëruar tatmipaguesit që të mos bëjnë transaksione me biznese fiktive dhe biznese jo-aktive.
ATK përmes një komunikatë për media, ua ka sqaruar bizneseve, të cilat merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor, ATK nuk njeh transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive.
“Transaksionet e realizuara me bizneset fiktive dhe bizneset jo-aktive, gjegjësisht shpenzimet në Deklaratën e Tatimit në të Ardhura, si dhe kërkesat për kreditim të zbritshëm në një deklaratë të TVSH-së, nuk do të njihen nga ATK”, thuhet nga ATK-jaReklama e sponzorizuar
Njëherësh, ATK-ja ka njoftouar se aktivitetet e saj, do të përqendrohen kryesisht te bizneset, të cilat zhvillojnë transaksione fiktive dhe bizneset jo-aktive që funksionojnë në mënyrë jo të rregullt, për të cilat do të ndërmerren edhe masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor.
ATK-ja me këtë rast ju bëri thirrje bizneseve që para se të hyjnë në transaksione afariste të bëjnë verifikimin e bizneseve jo-aktive, të cilat i gjeni në ueb faqe ëëë.atk-ks.org në linkun http://ëëë.atk-ks.org/non-active-taxpayers/ .
“Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore”, përfundon komunikata./Gazeta Enigma/