Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Kurti.
Ajo tha se ky i fundit ka treguar vetëm ‘përralla’.
Sipas saj, ministrat e tij janë të paaftë pasi foli vetë për shëndetësinë, arsimin e infrastrukturën.
“Kryeministri na tregoi përralla, u dashtë me na tregu çfarë ke bërë. Fole për shëndetësi, arsim, infrastrukturë, atëherë po del që ministrat i ke të paaftë sepse ti po raporton për ata. Barrën e kësaj qeverie e ke marrë tij. Ku je koncentruar kryeministër sepse ju thatë se s’ke premtuar në fushata as njohje as anëtarësim. Pse nuk je bërë drejtor i ndonjë shkolle fillore apo të mesme, apo i ndonjë klinike? Ti ke përgjegjësi me u shqetësu edhe me punu për secilin sektor të jetës”, tha ajo. /Gazeta Enigma