Futbollistët shqiptarë janë në top formë sonte.
Teksa në Spanjë po zhvillohet ndeshja Mallorca-Barcelona, me “Piratin” Vedat Muriqi që i shënoi katalunasve, në Çeki, Sparta Prague po luan ndaj Karvinas.
Edhe kjo ndeshje po bëhet më magjike me ndikimin e shqiptarëve te Sparta.
Në epersinë aktuale të Spartës, 3:1, ka ndihmuar Qazim Laçi, me një gol të bukur në minutën e 39-të.
Gjashtë minuta më vonë shënoi edhe Albion Rrahmani, i cili paraprakisht i asistoi Lukas Sadilekut në minutën e 2-të, për golin që hapi serinë e golave në këtë ndeshje.