Shtetasi serb po planifikonte vrasje, arrestohet në Fushë Kosovë

Shtetasi serb po planifikonte vrasje, arrestohet në Fushë Kosovë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se po planifikonte një vrasje.

I arrestuari po ashtu ishte prezantuar rrejshëm si një person zyrtar.

Ai u arrestua të enjten, ndërsa pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar  dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles