Fadil Fazliu po mbahet në zyrat e EULEX-it, ende nuk është dërguar në Hagë

Fadil Fazliu po mbahet në zyrat e EULEX-it, ende nuk është dërguar në Hagë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, pas arrestimit të djeshëm me urdhrin e arrestimit nga Gjykata Speciale.

Këtë e konfirmoi djali i tij, Fahriu, i cili po ashtu tha se as sot nuk iu lejua të takohej me babanë e tij.

Përveq Fadil Fazliut, dje nga Gjykata Speciale u arrestuan edhe ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj dhe ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj.

Related Articles