Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj janë dërguar për në Hagë, me urdhër arrest të Gjykatës Speciale.
Që të tre u arrestuan mëngjesin e së enjtes.
Në lidhje me këto arrestime, nga Gjykata thanë se Zyra e Prokurorit po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet “në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.