Osmani takohet sot me krerët institucional të sigurisë lidhur me sulmin terrorist në veri

Osmani takohet sot me krerët institucional të sigurisë lidhur me sulmin terrorist në veri

Presidentja e Republikes se Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me kreret institucional të sigurisë pas sulmit terrorist në kanalin e Iber-Lepencit në Zubin Potok, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka njoftuar të hënën vet Osmani pas pjesëmarrjes së saj në ngjarjen “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”.

Shpërthimi i 29 nëntorit i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Related Articles