Hovenier në takim lamtumirës me Bislimin, thotë se ShBA e përkushtuar për Kosovë sovrane dhe multietnike

Hovenier në takim lamtumirës me Bislimin, thotë se ShBA e përkushtuar për Kosovë sovrane dhe multietnike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sot ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se i ka përsëritur Bislimit, përkushtimin amerikan për një Kosovë demokratike dhe multietnike.

”Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, tha ai. /Gazeta Enimga

Related Articles