Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot punimet. Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes pritet të shqyrtohen edhe tri pika të rendit të ditës, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.
Ky është rendi i ditës:
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.