Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së fundmi ka folur edhe njëherë për sulmin e Ibër-Lepencit.
Ai gjatë një interviste në Klan Kosova është shprehur se ky sulm dyshohet të jetë kryer nga mbetjet operative të grupit të Milan Radojçiqit, transmeton Gazeta Enigma.
“Del që dyshimi kryesor është pikërisht te pjesëtarët ose mbetjet operative mund të themi të grupit Radojçiq dh grupet tjera që kanë operuar në veri të vendit”, ka thënë Maqedonci.
“Vlerësoj që megjithatë, grupi është mposhtur më 24 shtator, janë tërhequr në Serbi, pra të mposhtur janë tërhequr. Institucionet e vendit tonë kanë shtrirë rend dhe ligj dhe administrim në pjesën veriore të vendit tonë, megjithatë, prapë ekzistojnë edhe kanë ekzistuar dyshime në vazhdimësi për personat të cilët janë të ndërlidhur pikërisht me këto grupe, dhe që kanë vazhduar të operojnë brenda territorit të vendit tonë”. /Gazeta Enigma