Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka këshilluar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që t’i japë autonomi komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Bislimi e bëri këtë reagim pasi tha se Vuçiqi po i lavdëron modelet e autonomive në Evropë.
“Vuçiqi po i lavdëron modelet e autonomive evropiane. Ai duhet të udhëheqë me shembull duke ua ofruar një model të tillë shqiptarëve në tri komunat në jug”, ka shkruar Bislimi në X.
“Ka më shumë shqiptarë në Serbi sesa serbë në Kosovë”, shtoi ai.