“Spidermani” në Kosovë –  sfida e rrezikshme që po përhapet furishëm tek nxënësit

“Spidermani” në Kosovë –  sfida e rrezikshme që po përhapet furishëm tek nxënësit

Rrjeti social “Tik-Tok” sikurse në gjithë botën, pashmangshëm varësi ka sjellur dhe në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

E ndonëse kjo platformë është e ndaluar për përdorim të personave nën 18 vjeç, në Kosovë moshat minore janë përdoruesit kryesor të këtij rrjeti social.

Sfidat si “Balena Blu”, “Gërvishja për vëmendje” dhe shumë të tjera kanë bërë që fëmijët shpreshherë të tentojnë ta lëndojnë veten.

Por pavarësisht thirrjes për bojkot të këtij rrjeti social, dhe ngritjes së alarmit për kontrollin prindëror ndaj fëmijëve që përdorin atë, përmasat e përhapjes së rrjetit në fjalë veç po rriten. A keni dëgjuar për sifdën e re “Spiderman”?

Spiderman është një sfidë e re në Tik-tok, e cila zhvillohet mes tre e më shumë personave.

Me pak fjalë kjo sfidë zhvillohet kështu: dy persona kapin duart me njëri-tjetrin, presin t’u hidhet një i tretë, dhe ta gjuajnë në ajër.

Si rrjedhojë personi i tretë, lëndohet shpeshherë në kokë e pjesë të tjera të trupit. Si në video:

Me shpejtësi të ‘dritës’ edhe në Kosovë është përhapur realizimi i kësaj ‘detyre Tik-Toku’, sidmos nga fëmijët në shkolla.

Por si e komentojnë profesionistët shëndetësor “Spidermanin”?

Psikologia, Mirjeta Pestisha për Gazeta Enigma ka thënë se kjo sfidë realizohet me të vetmin qëllim, që nxënësit të duken “in” tek të tjerët dhe të mos bullizohen për mos realizimin e saj.

“Ne si shoqëri jemi duke u rritur nën një presion social, e kjo po ndikon në mënyrë të dukshme tek adoleshentët, për tu pranuar nga të tjerët për të qenë IN në shoqëri, andaj po perballën me shumë gjëra edhe tërrezikshme ku po dëmtojnë vetën e tyre fizikisht poredhe nga ana psikologjike”, është shprehur Pestisha.

“Imitimi i sjelljeve të papergjegjshme mund të dërgojnë sjellje të papershtatshme që mund të dënojnë adoleshentin apo ta penalizojne në shkollë”, ka shtuar tutje ajo.

Ndërkaq për këtë ka reaguar edhe sociologu Jeton Brajshori, i cili ka kërkuar që të bëhet kujdes edhe nga ana e prindërve dhe personave përgjegjës në shkollë.

“Kujdes! – Loja e re e rrezikshme e quajtur “ Spiderman”, ose “ Superman” po luhet me të madhe nëpër shkolla! Të këtë vëzhgime nga drejtorit e shkollave si dhe prindërit të janë vigjilent në ndryshimet e disponimit dhe pamjës fizike të fëmijëve të tyre (duke kërkuar ndonjë hematom). Bashkpunonitrekëndëshi që pasojat të jena më të vogla!”, ka thënë Brajshori.

Gazeta Enigma ka kontaktuar edhe me Faton Dubovën, kryetarin e Këshillit të Prindërve në shkollën fillore “Musa Zajmi”, i cili ka theksuar se janë në dijeni të një fenomeni të tillë.

Ai ka shtuar se raste të tilla kanë evidentuar edhe në shkollën ku ai është aktiv.

“Ka pas raste edhe në shkollën time ku une e përfaqësoj por për fat të mirë nuk kemi të lënduar, megjithatë shqetësuese është tepër për prindërit sepse nxënësit munden të kenë lëndime serioze nga kjo sfidë”, ka thënë ai.

Tutje Dubova ka treguar edhe për masat parandaluese që këta kanë ndërmarrë.

Ne kemi marrë menjëherë masa për parandalimin e kësaj sfide, kemi vizituar së bashku me drejtorin e shkollës paralelet dhe kemi biseduar me nxënës për këtë problematik si dhe une personalisht ju kam dërguar mesazh prindërve të shkollës “Musa Zajmi” ku kam kërkuar të bisedojnë edhe njëherë me fëmijët dhe të kenë kujdes nga rrjetet sociale si  TikTok, Snapchat dhe Roblox, të mos i lejojnë fëmijët ti përdorin”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se video të kësaj sfide po qarkullojnë nëpër të gjitha rrjetet sociale dhe po klikohen shumë. /Gazeta Enigma

Related Articles