Juventusi ka marrë fitore të madhe 2-0 përballë Manchester Cityt në kuadër të rrethit të gjashtë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Rasti i parë serioz u krijua nga vendasit, që rrezikuan me anë të Kenan Yildiz, që lëshoi një goditje të fuqishme, por shkoi jashtë.
Erling Haaland (40’) e testoi Michele Di Gregorion, por që gardianin i Zonjës së Vjetër ishte i vëmendshëm.
Juventusi ishte shumë i vëmendshëm në mbrojte, duke mos lejuar shumë hapësira dhe duke dalë përpara me kundërsulme.
Në anën tjetër, Citizens nuk ia dolën të shfaqin lojën e tyre, duke lëvizur ngadalë nga zona ë zonë.
45 minutat e dytë ishin spektakolar, me torinezët që shënuan dy herë.
Në minutën e 53-të, Dusan Vlahovic kaloi Juventusin në epërsi me një asistim të Yldiz.
Rezultatin për italianët e dyfishoi Weston McKennie (75’), kur u asistua nga Timothy Weah.
Me këtë fitore, Juventusi ka 11 pikë, ndërsa Manchester Cityt mbetet në tetë sosh.
Në rrethin e shtatë, Juventusi takohet me Club Brugge, ndërsa City do të ketë punë me PSG-në.