Barcelona ka marrë fitore dramatike përballë Borussia Dortmundit me rezultat 2-0 në kuadër të rrethi të gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër disa rasteve që patën dy skuadrat.
Në 45 minutat e dytë ishte spektakël për tifozët, pasi u shënuan pesë gola.
Raphinha kaloi katalunasit në epërsi me golin e realizuar në minutën e 53-të me një asistim të Dani Olmos.
Por, Dortmundi u përgjigj me anë të Serhou Guirassy (60’), që shënoi nga penalltia.
15 minuta më vonë, Feran Torres riktheu epërsinë e barcelonës, kur u asistua nga Fermin Lopez.
Mirëpo, festa e tyre zgjati vetë tre minuta, pasi Guirassy shënoi për 2-2 me asistimin e Pascal Gross.
Torres ia riktheu sërish Barcelonës epërsinë, kur shënoi në minutën e 85-të me asistimin e Lamine Yamal për 3-2.
Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve, tri më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në rrethin e shtatë takohen me Benfican.