Partitë politike e pritën momentin e fundit, që ishte përcaktuar ora 00:00 e të mërkurës për t’i publikuar listat e tyre të deputetëve me të cilët do garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe pse afati parashihej të përfundonte dje në ora 16:00, u shty për deri në ora 00:00.
Pak supriza dolën në lista, e shumë emra të vjetër që janë deputet për disa legjislatura do kandidojnë prapë.
Ndërkohë si detaj interesant shihet mungesa e disa emrave në partitë më të mëdha.
Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje mungon Besnik Bislmi dhe Liburn Aliu.
E ngjashëm ndodhi edhe në LDK, ku në list nuk figuron emri i një prej figurave kyqe të partisë ndër vite, Agim Veliut.
E në PDK si rrallë herë këtë vit mungon Adem Grabovci. Por përfaqësimi nga kjo familje nuk do mungojë, pasi nipi i tij Valon Graboci është pjesë e listës.
Listat e plota te plota të partive: