Zyrtare: Nga 1 janari shtetasit e Bosnjes dhe Hercegovinës mund të vijnë në Kosovë me leternjoftim

Zyrtare: Nga 1 janari shtetasit e Bosnjes dhe Hercegovinës mund të vijnë në Kosovë me leternjoftim


Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti njoftoi të premten se në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur mbrëmë, u morrr vendim tashmë i paralajmëruar me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.  

“Në nëntor janë bërë dy vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në Berlin, si pjesë e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit. Vendi ynë ishte i pari që e kishte ratifikuar këtë marrëveshje në parlament”, tha ai.

Kurti tha se shpreson se vendim reciprok do marrin autoritetet e Bosnjes kundrejt Kosovës.

“Bllokada nga entiteti i Republikës Srpska i ka privuar për shumë gjatë qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës të drejtën e lëvizjes së lirë me letërnjoftime, në kohën kur i gjithë rajoni udhëton lirshëm drejt Bashkimit Evropian. Teksa ne po i japim fund pritjes së qytetarëve nga Bosnje dhe Hercegovina, mbetemi me shpresë se Bosnje dhe Hercegovina do të jetë në gjendje ta ratifikojë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që i gjithë rajoni të gëzojë lirinë e lëvizjes. Ne kemi besim se ky vendim do të rrisë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës, do të shtojë mundësitë për bashkëpunim dhe do të nxisë shkëmbimet në arsim, kulturë, sport, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, tha Kurti.  /Gazeta Enigma.

Related Articles