Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në rrugën e “Shkupit” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar rëndë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:20 kemi pranuar informatën se në rrugën e Shkupit në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/