Gjilani ka fituar derbin lokal ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.
Të parët që rrezikuan ishin mysafirët, kur Armend Thaqi nga gjuajtja e lirë goditi shtyllën.
Drita iu kundërpërgjigj me Blerim Krasniqin që goditi fuqishëm, por pa sukses.
45 minutat e para u mbyllën me rezultatin baras 0-0.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat kishin raste shumë të mira shënimi, me Gjilanin që rrezikoi me Oltion Bilallin dhe Senad Jarovic.
Ndërkohë mysafirët rastin më të mirë e patën me Arb Manajn, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.
Në minutën e 87-të ndeshja derbi u zhbllokua kur kapiteni i Gjilanit, Armend Thaqi lëshoi një projektil nga distanca për të kaluar Gjilanin në epërsi 1-0.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Gjilani mori një fitore të madhe 1-0.
Me këto tre pikë Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë, derisa Drita është e para në tabelë me 37 sosh.
Gjilani në xhiron e ardhshme takohet në udhëtim me Ferizajn, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Feronikelint ’74.