Shefi ushtarak iranian: Izraeli do të varroset në Siri

Shefi ushtarak iranian: Izraeli do të varroset në Siri

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Hossein Salami ka folur për Izraelin.

Siç njofton televizioni shtetëror atje, ai ka thënë se Izraeli do të “paguajë një çmim të rëndë” dhe do të “varroset” në Siri.

“Sionistët do të paguajnë një çmim të rëndë; ata do të varrosen në këtë tokë, por kjo do të kërkojë pak kohë”, citon televizioni shtetëror të ketë thënë gjenerali Salami, raporton AP, transmeton Gazeta Enigma.

Më tej ai ka shtuar se incidente “të tmerrshme” kishin ndodhur që kur forcat iraniane u larguan nga Siria pas rënies së Bashar al-Assadit., derisa tha se forcat iraniane ishin në Siri për të mbrojtur dinjitetin sirian.

Irani ishte mbështetësi numër një rajonal i Assadit në luftën civile dhjetëvjeçare të kombit arab.

Qindra forca iraniane janë vrarë në luftë, megjithëse Teherani zyrtar ka thënë prej kohësh se ka vetëm një rol këshillues ushtarak në Siri. /Gazeta Enigma

Related Articles