Hardinaj për kontratën për prodhimin e municionit: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë

Hardinaj për kontratën për prodhimin e municionit: Gabim të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka falenderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke shtuar se për çdo gjë që ka të bëjë me ushtri i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës, raporton Gazeta “Enigma”.

“Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri – i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës”, tha ai.

Këtë veprim të qeverisë, ai e vlerëson si gabim në hapa.

“Njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan”, theksoi ai.

“Publiko kontratën Kryeministër! Boll mo”, shtoi Haradinaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles