Sizmologu Mustafa jep detaje lidhur me tërmetin që goditi Kosovën

Sizmologu Mustafa jep detaje lidhur me tërmetin që goditi Kosovën

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin që goditi vendin sot, shkruan Enigma.

Sipas Sizmologut Mustafa, tërmeti është regjistruar në orën 11:41:46 sipas kohës lokale, bazuar në të dhënat e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Rrjetit Sizmologjik.

Tërmeti kishte magnitudën 2.9 sipas shkallës Rihter dhe një intensitet IV-V ballë të Merkalit, me thellësi hipoqendrore prej 11 km.

Epiqendra e tërmetit ishte afërsisht 9 km në Verilindje të Vitisë dhe 2 km në Jugperëndim të fshatit Stublla.

“Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit Thellësia hipoqendrore ishte 11 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436; 9 km në Verilindje VL të Vitisë2 km në Jugperëndim JP të fshatit Stublla”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se tërmeti në fjalë nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material.

“Për shkak të forcës se ulët dmth. nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmetev”, ka treguar sizmiologu Shemsi Mustafa për rtv21.

Derisa ka shtuar kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

Related Articles