Një zyrtar policor qëllohet me armë zjarri në Pejë

Një zyrtar policor qëllohet me armë zjarri në Pejë

Këtë të martë rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë një zyrtar piolicor është sulmuar me armë zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.

Zyrtari policor ka shpëtuar pa ndodnjë lëndim tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Zyrtari policor sapo kishte dalur nga stacioni policor dhe ishte duke e kaluar rrugën në zebra, nga një veturë në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë ai ka shpëtuar pa lëndime”, deklaroi Gashi.

“I dyshuari është arritur të identifikohet dhe lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja”, theksoi ai.

Ende nuk u bë e ditur arsyeja e këtij incidenti./ Gezeta Enigma/

Related Articles