Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka ngatërruar datën e zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, me 14 shkurtin, raporton Gazeta Enigma.
Kjo ndodhi teksa nga MPJ bën thirrje për regjistrim të diasporës për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Regjistrimi i diasporës për votim në zgjedhjet e 14 shkurtit është i hapur deri më 26 dhjetor 2024. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.