Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bazuar në vlerësimet për situatën epizootiologjike, ka ardhur në përfundim se Gripi i Shpezëve është menaxhuar me sukses dhe është mposhtur.
AUV thotë se janë plotësuar kushtet veterinare dhe afatet kohore ligjore për të liruar masat kundër sëmundjes, meqë rasti i fundit pozitiv i diagnostifikuar nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është regjistruar më 20.06.2021.
Pas vlerësimeve profesionale për situatën epizootiologjike, respektimit të afatit kohor ligjor nga paraqitja e rastit të fundit, AUV ka vendosur për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e lëvizjes së shpezëve në R. e Kosovës.
Bazuar në vendimin e AUV nga sot lejohet lëvizja dhe tregtimi i shpezëve në gjithë territorin e R së Kosovës.
Lëvizja dhe tregtimit i shpezëve duhet të bëhet gjithmonë duke respektuar rregullat për transport dhe shitje të përcaktuara me legjislacionin në fuqi./Gazeta Enigma/