Ministri Mehaj merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Ministri Mehaj merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, raporton Gazeta Enigma.

Mehaj tha se është shumë e rëndësishme vaksinimi për t’u arritur imunizimi.

“Unë kisha thonë të gjithëve se me rëndësi për shtetin familjar dhe mërgimtar secilit që ka mundësi ta merr vaksinën. Edhe forcat e sigurisë dhe policia janë në atë drejtim”.

Ministri Mehaj dozën e dytë e mori në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Kosova nisi vaksinimin kundër Coronavirusit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi vaksinimi masiv. Deri më 7 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë, ku rreth 58 mijë prej tyre janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Enigma/

Related Articles