Arbërie Nagavci shkarkon Këshillin Drejtues të Universitetit të Gjilanit dhe emëron emrat e rinj

Arbërie Nagavci shkarkon Këshillin Drejtues të Universitetit të Gjilanit dhe emëron emrat e rinj

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot gjatë ditës ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Të shkarkuarit janë: Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli, Violeta Abazi-Huruglica.

Ministrja Nagavci në vend të tyre menjëherë ka emëruar Florian Qehajën, Agron Hajdarin dhe Jeta Pajaziti-Doli.

Ndërkaq, sipas arsyetimit, shkarkimi i tyre ka ardhur duke u mbështetur në raportin e punës, gjetjet dhe rekomandimete Raportit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, të reflektuara me mosefikasitet apo sjelljeve të cilat paraqesin dështim, refuzim, shpërfillje, paaftësi të vazhdueshme për t’i përmbushur detyrat e postit që ushtron./Gazeta Enigmna/

Related Articles