Mijëra bashkatdhetarë kanë marrë rrugën drejt vendlindjes, për të vizituar të afërmit e tyre, e me këtë rast, edhe pikat kufitare dalëngadalë po denden me hyrje në territorin e Republikës së Kosovës.
Në përditësimet e 30 minutave më parë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se dy pikat me më së shumti fluks udhëtarësh janë Dheu i Bardhë dhe Merdarja.
Teksa pritja te Dheu i Bardhë është 60 deri në 90 minuta, kolona atje është 1400 metra.
Ndërkaq, në Merdarë pritjet luhaten mes 20 dhe 30 minutave, me kolonë prej 100 metrash.
Në pikat tjera kufitare, qarkullimi po bëhet në mënyrë të rregullt dhe me shumë pak pritje: 3 deri në 5 minuta.