Të hënën është arrestuar një burrë nga fshati Ranilug të Gjilanit, pasi sulmoi djemtë e tij të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje, dhe viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Ranilug 23.12.2024-12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë- djemtë e tij të mitur. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia. /Gazeta Enigma/