Osmani: Lista Serbe është organizatë që ka kryer akte terroriste e agresioni ndaj Republikës së Kosovës

Osmani: Lista Serbe është organizatë që ka kryer akte terroriste e agresioni ndaj Republikës së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ajo deklaroi se nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, ka thënë Osmani për Klanin.

Related Articles