Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Në rapoprtin e PK-së theksohet se në Obiliq një shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Obiliq 24.12.2024, 14:00. Është raportuar se  ankuesja femër shtetase e Shqipërisë pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është sulmuar fizikisht nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thekson Policia.

Edhe në Prishtinë një grua ishte viktimë e një sulmi fizik të ushtruar nga një burrë. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 24.12.2024, 15:17. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin ankuesja ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe më pas është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Një grua tjetër është sulmuar fizikisht nga një burrë në Prishtinë.

“Prishtinë 24.12.2024, 08:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Në Podujevë një shtetase e Shqipërisë është sulmuar nga një i dyshuar. Viktima me vullnetin e saj ka shkuar në Shqipëri.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Podujevë  23.12.2024, 22:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër shtetase e Shqipërisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me vullnetin e saj ka vazhduar për në Republikën e Shqipërisë.” / Gazeta Enigma.

Related Articles