Murati thumbon opozitën dhe analistët, i fton të heqin dorë nga shtesat për fëmijët dhe penisonistët

Murati thumbon opozitën dhe analistët, i fton të heqin dorë nga shtesat për fëmijët dhe penisonistët

Ministi i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është përgatitur një formular online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë nga shtesat prej 100 eurosh për fëmijë dhe penisonistë, mund ta bëj një gjë të tillë.

Kjo lëvzje vjen pas kritikave nga disa opozitarë dhe analistë, të cilët argumentuan se shtesa do të marrin edhe ata që kanë kushte të mira ekonomike.

“Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë. Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, shkroi Murati në një postim në Facebook.

Shefi i kuletës së shtetit tutje tha se shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë, “por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë”. /Gazeta Enigma

Related Articles