KOSTT-i njofton se është rikthyer furnizimi me energji në Gjilan

KOSTT-i njofton se është rikthyer furnizimi me energji në Gjilan

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, KOSTT-i, ka njoftuar se furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit të punimeve në asetet 110 kV në nënstacionin Gjilani 1.

“Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik”, deklaroi KOSTT-i.

Sipas tyre, ndërprerjet e furnizimit ishin të domosdoshme dhe të lidhura me punimet e realizuara nga KEDS-i.

Ky është njoftimi i plotë:

Rikthehet Furnizimi me Energji Elektrike në Gjilan

Furnizimi me energji elektrike në Gjilan është rikthyer pas përfundimit  të punimeve në asetet 110 kV në Nënstacionin Gjilani 1. Punimet, të cilat përfshinin ndërrimin e pajisjeve, janë kryer në kuadër të planit investiv të KEDS për përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit energjetik.

Ndërprerjet e furnizimit ishin të domosdoshme dhe të lidhura ekskluzivisht me këto punime të realizuara nga KEDS, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe efikas për konsumatorët.

Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe.

Related Articles