Vuçiq pro liberalizimit të vizave për Kosovën, analisti politik: Është dredhinë me prapavijë të thellë

Vuçiq pro liberalizimit të vizave për Kosovën, analisti politik: Është dredhinë me prapavijë të thellë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq.

Për analistin Blerim Burjani, kjo deklaratë ka prapavijë të thellë për interesa të Serbisë.

Burjani në një prononcim për Infosot.com, tha se Serbia po përpiqet ta ruaj avantazhin në dialog duke u treguar e mirë ndaj Kosovës.

“Kjo nuk varet nga Serbia por dëshiron të ruaj avantazhin në dialog. Ky avantazh po pasurohet duke u treguar e mirë ndaj Kosovës si në këtë rast për liberalizim ose për të dhuruar vaksina. Këto dredhina serbe janë me prapapavi të thellë për interesa të saj. Në këtë mënyrë dëshiron të fitoj më shumë simpati evropiane për ta lehtësuar rrugën e saj për në BE”- përfundon Burjani./Gazeta Enigma/

Related Articles