Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e kanë mbështetur kthimin në Kosovë të personave të zhvendosur për shumë vite me radhë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka shkruar se e drejta për t’u kthyer në shtëpi është një e drejtë themelore e njeriut.
“Ne kemi mbështetur kthimin e personave të zhvendosur në Kosovë për shumë vite. E drejta për t’u kthyer në shtëpinë tuaj është një e drejtë themelore e njeriut! Ndjej fuqishëm që këto vendime personale kanë nevojë për mbështetje të plotë dhe të pa politizuar nga të gjitha degët e qeverisë dhe të gjitha komunitetet e përfshira”, ka shkruar Rohde.
Kujtojmë se kthimi i serbes Daragica Gasiq në Gjakovë ditë më parë nxiti reagime të shumta.
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se më 6 korrik ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të këtij qyteti në lidhje me anulimin e kontratës për dhënien me qira të banesës ku po synon të kthehet serbja Gasiq.