Sot, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur Administratën Tatimore të Serbisë, e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut. Policia ka sekuestruar dokumentacionin përkatës dhe ka nisur një hetim për falsifikim dokumentesh.
Sipas Veton Elshanit, zëvendëskomandant i Policisë për rajonin e Veriut, njësia kundër krimeve ekonomike ka ndërhyrë në objektin ku funksiononte ky institucion paralel serb.
Në vendngjarje, përveç pjesëtarëve të njësisë kundër krimeve ekonomike, ishin të pranishëm edhe forca të EULEX-it.
Një pjesë e stafit tashmë ka lënë ambientet e objektit, duke marrë me vete sendet personale.
“Ky është një institucion paralel. Kemi sekuestruar dokumentacionin dhe kemi hapur rastin për falsifikim të dokumenteve”, ka deklaruar Elshani/GazetaEnigma/