Franca i reagon Trumpit për Grenlandën: BE-ja s’do të tolerojë sulme ndaj kufijve të saj

Franca i reagon Trumpit për Grenlandën: BE-ja s’do të tolerojë sulme ndaj kufijve të saj

“Bashkimi Evropian nuk do t’i lejojë vendet e tjera që t’i sulmojnë kufijtë sovranë të bllokut”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, teksa i komentoi “kërcënimet” e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për marrjen e Grenlandës, transmeton Gazeta Enigma.

Kryediplomati francez tha se nuk beson që Shtetet e Bashkuara do ta pushtojnë ishullin e madh të Arktikut, i cili është pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet.

“Qartazi nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian do të lejonte vende të tjera të botës që t’i sulmojnë kufijtë sovran të tij, kushdo që janë ata. Ne jemi një kontinent i fortë. Nëse po më pyesni se a mendoj që Shtetet e Bashkuara do ta pushtojnë Grenlandën, përgjigjja ime është jo. Por nëse kemi hyrë në një periudhë kohore kur është mbijetesa e më të fortit? Atëherë përgjigjja ime është po” – shtoi ministri francez.

Kur u pyet në një konferencë për gazetarë në rezidencën e tij në Florida nëse do të mund ta siguronte botën nëse nuk do ta përdorte shtrëngimin ushtarak ose ekonomik, kur po mundohet që ta marrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Grenlandës, Trumpi tha: “Jo, nuk mund t’ju siguroj për asnjërën prej këtyre, por mund t’jua them këtë: na duhen ato për siguri ekonomike.” / Gazeta Enigma.

Related Articles