Arrestohet i riu në Zveçan që e kanosi Kurtin në emër të “Brigada sever”

Arrestohet i riu në Zveçan që e kanosi Kurtin në emër të “Brigada sever”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 7 janar të këtij viti dyshohet se është kanosur përmes rrjeteve sociale në emër të “Brigada sever”, nga një i ri i moshës rreth 21 vjeçare.

I dyshuari është arrestuar sot në Zveçan dhe është ndaluar për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datën 07.01.2025, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda- DHKOKR Prishtinë, ka iniciuar rast për veprën penale “Kanosje”, ku përmes rrjeteve sociale është kanosur Kryeministri i Republikës se Kosovës, si dhe postime kërcënuese për dhunë në emër të “Brigada sever”. Nga veprimet hetimore është identifikuar i dyshuari M. R. (mashkull kosovar, viti i lindjes 2004), i cili sot me datën 10.01.2025 në Zveçan, është ndaluar dhe është marr në pyetje në prezencë të avokatit mbrojtës sipas autorizimit, si dhe është kryer kontroll në adresën e banimit të tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje”, tha Kelani.

“Pas përfundimit të marrjes se deklaratës me vendim të prokurorit kujdestar nga PTH Mitrovicë, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit Policor prej 48 orëve”.

Hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Related Articles