Çitaku: Kapja e KPM-së nga LVV-ja kërcënon lirinë e medias dhe shtetin

Çitaku: Kapja e KPM-së nga LVV-ja kërcënon lirinë e medias dhe shtetin

Në lidhje me zhvillimet e sotme në Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ku u zgjodh një kryetar i ri, megjithëse kryetari aktual kishte ende mandat, ka reaguar edhe Vlora Çitaku, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për raportet që kanë dalë nga mbledhja e sotme e KPM-së, duke theksuar se edhe ky institucion është kapur nga Qeveria e LVV-së, sipas vëzhguesve të pavarur.

Çitaku ka theksuar se është shqetësuese të imagjinohet se në çfarë gjendjeje po e katandiset shoqëria nga ky pushtet. Ajo ka paralajmëruar se, si pasojë e kapjes politike të KPM-së, mund të priten sulme ndaj mediave të pavarura dhe një cenim i mëtejshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë qytetarët.

Nëse ky proces është zhvilluar duke shkelur ligjet dhe rregulloret, Çitaku ka kërkuar që gjyqësori të reagojë menjëherë.

Ajo ka përfunduar me një thirrje për mbrojtjen e shtetit dhe shoqërisë që është ndërtuar me gjak dhe sakrifica, duke theksuar se ky shkatërrim nuk mund të kalojë pa u ndalur.

Related Articles