“Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur”

“Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur”

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit Zgjedhor në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga kjo mbledhje Haradinaj ka theksuar se ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë.

“Sot, në takim me shtabin zgjedhor në Prishtinë dhe miq e aktivistë të Aleancës në kryeqytet, u dëshmua fuqia dhe mobilizimi që mbizotëron për Kosovën Fituese. Ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë. Bashkë, më 9 shkurt, do të tregojmë se Kosova fiton”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai ka shtuar se kudo në vende demokratike ndryshimet ndodhin përmes votimit.

“I falënderova për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe i sigurova se do bashkërugëtojmë në këtë proces që po merr formën e referendumit. Në një shtet normal dhe demokratik, është e vetmja rrugë me e ndryshu gjendjen nëpërmjet votimit. Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur”, tha ai. /Gazeta Enigma/

May be an image of 6 people and drink

Related Articles