Persona të panjohur gjuajnë granatë dore në një objekt në Pejë

Persona të panjohur gjuajnë granatë dore në një objekt në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një granatë dore në një objekt.

Zëdhënësi i policisë për Pejën, Driton Rugova, ka deklaruar se policia është në kërkim të të dyshuarve.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njesitet relevantë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit, Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar”, ka thënë Rugova. /Gazeta Enigma

Related Articles