Ndonëse ka përfunduar formati më i shikuar reality në vend, Big Brother VIP Kosova 3, ende po vazhdon të komentohet raporti i ish-banorëve.
Driloni, fituesi i edicionit të tretë të këtij formati është përfolur shumë për relacionin e tij të afërt me Edin, një tjetër konkurrent.
Mirëpo ky i fundit ka njoftuar se ka prishur raportet me boksierin, njofton Gazeta Enigma.
Kjo pasi Edi, siç tregon i ka shkruar pas përfundimit të këtij spektakli, mirëpo Driloni nuk i është përgjigjur shkrimeve.
Nga kjo duket se i ka mbetur ‘hatri’, Eduardit.
Në një live në Instagram, ai i ka përmendur disa nga të mirat që ky i fundit i ka bërë fituesit.
“Unë edhe pa ty jetoj”, thotë Edi gjatë këtij prononcimi në instagram.
Ai tutje thekson se Driloni është fitues për shkak të tij.
“Une jom kon ai qe të ka zgju prej gjumit, une te kom dhez.. une nuk të kam ty shok, as ti mu sme ke më, unë kur kam pas famë ti se ke ditë as çka është fama”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma