Një person ka mbetur i plagosur në Durrës, si pasojë e një konflikti momenti që degradoi deri në nxjerrjen e armëve të zjarrit.
Sipas policisë, shtetasi L.K. qëlloi me armë në këmbë shtetasin N.Ç. në Shën Vlash pas një sherri të momentit.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërkohë që policia po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit të ngjarjes.