Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Parallovë, në rrugën për Gjilan-Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka njoftuar se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident trafiku.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi”, tha Hashani. /Gazeta Enigma/

Related Articles